Pak nxënës duan të zgjedhin të studiojnë matematikë dhe gjeografi

Gazetar: Melihate Rustemi

Janë të paktë nxënësit të cilët të ardhmen e tyre e shohin si mësimdhënës të shkencave matematiko-natyrore pavarësisht që këto lëndë mund t’i kenë të preferuara gjatë shkollimit të tyre.

“Gjithmonë e kam dashur këtë lëndë, gjithmonë i kam kuptuar detyrat. Për në të ardhmen unë preferoj të bëhem një profesoreshë e matematikës”, tha një nxënëse.

“Kam një profesion që dëshiroj ta bëj kur të rritem e cila normalisht që lidhet me matematikën, fashion designer. Sigurisht, matematika është shumë e nevojshme në këtë profesion”, theksoi një nxënëse tjetër.

Ramiz Jakupi, mësimdhënës i matematikës tha se të rinjtë i refuzojnë këto drejtime për shkak se kërkojnë shumë angazhim. Si faktorë tjetër, Jakupi thekson pagat e ulëta dhe prishjen e imazhit të mësuesisë.

“Arsimtarët duhet të jenë më tepër të paguar sepse çdo gjë fillon nga arsimi, nga mësimi dhe shpresoj se kështu mund të përparohet dhe të dilet ashtu siç duhet. Nuk mundet një arsimtar që ka kryer ekonominë të jep lëndën e matematikës. Kjo është shumë problematike dhe mendoj se në të ardhmen do të jetë shumë problem i madh. Arsimtari që është i lëndës profesionale ka kryer metodikat, e di si ta shpjegoj mësimin, si ta zhvillon mësimin, është profesionist i asaj lënde”, tha Ramiz Jakupi, mësimdhënës i Matematikës.

Samra Iseni, mësimdhënëse e gjeografisë tha se punët administrative që bëjnë mësuesit humbin vullnetin për të punuar këtë profesion ndërkohë shumë prej studentëve shfrytëzojnë statusin e tyre për të marrë vizë pune për të punuar jashtë vendit. Gjithashtu, Iseni kujtoi se gjeneratat e reja më shumë pëlqejnë studimet në gjuhë të huaja dhe ato kompjuterike.

“Pagat e ulëta, mosrespektimi i arsimtarëve megjithëse e dimë që kohët e fundit të rinjtë po fokusohen më tepër të dalin dhe të migrojnë jashtë shtetit. Arsyet janë të shumta mirëpo ne do të punojmë në atë për një të ardhme më të mirë. Mendoj që shteti jonë duhet të ndaj diçka pak më tepër për këto lëndë sepse janë në humbje të madhe”, shtoi Semara Isenie, mësimdhënëse e Gjeografisë.

Interesimin e dobët për Shkencat Matematiko Natyrore e konfirmojnë edhe profesorët e fakulteteve, sipas të cilëve gjendja më kritike paraqitet në programet studimore për mësimdhënie për arsimin fillor dhe të mesëm./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme