Pak orë para se të arrestohej zyrtari i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, tre liderët shtetërorë: presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli kanë rënë dakord për themelimin e një grupi punues për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Presidenti Thaçi, priti sot Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, si dhe Kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinajn.
Në takim u konkludua për ta krijuar një Grup Punues të gjerë institucional, i cili do të bashkëpunojë me Ekipin Menaxhues dhe me Misionin e OSBE-së në Kosovë, për draftimin e Statutit të Asociacionit/ Bashkësisë së komunave me shumicë serbe.

E për këtë ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila e ka lidhur arrestimin e Gjuriqit me takimin e tre liderëve më të lartë të shtetit.
Sipas kësaj partie, aksioni i arrestimit të Marko Gjuriqit është zhvilluar pa probleme, dhe kjo tregon se aksione të tilla ka patur mundësi të bëheshin edhe më përpara.
“Fakti se aksione të tilla nuk ka patur më përpara, por vetëm tani, pas darkës që hëngrën bashkë Thaçi me Vuçiqin në datën 23 mars, tregon se ky aksion ka mundësi të jetë një skenar i lidhur me riaktualizimin e ‘Zajednicës’ e ndoshta edhe paralajmërimet e Vuçiqit për zgjidhjen që do të prezantojë ai në prill të këtij viti”, thuhet në kumtesën e Vetëvendosjes.
Marko Gjuriq është arrestuar e më pas është dëbuar nga Kosova. Policia e Kosovës e ka dërguar drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, në pikën kufitare të Merdares.