Pak sekonda pas mesnate lindi foshnja e parë

Gazetar: Lluka Andrev

Alek Stefkovski është fëmija i parë i lindur në vitin 2024. Foshnja peshon 3.706 kilogramë kurse është i gjatë 52 centimetra. Aleku është fëmija i parë i nënës 34 vjeçare Natasha Stefkovska, e cila lindi disa sekonda pas mesnate në Klinikën e gjinekologjisë në Shkup.

“Të gjitha ato gra që duan të lindin, duhet të ndjekin shembullin e kësaj nëne, e cila priti gjatë për këtë lindje, por ja dëshira e saj u realizua në sekondën e dhjetë të këtij viti të ri 2024″, tha Goran Dimitrov – gjinekolog.

“Viti nisi mbarë me lindjen e tre foshnjave, të gjitha spontanisht, në 15 minutat e para menjëherë pas Vitit të Ri, që duhet të jetë shenjë e mirë se ky vit do të jetë shumë më i mirë se ai i që e lamë pas. Shpresojmë të kemi më shumë fëmijë të shëndetshëm dhe prindër të lumtur”, u shpreh Viktoria Jovanovska – drejtoreshë e Gjinekologjisë dhe akusherisë.

Për nënën e re urime erdhën edhe nga ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i cili tregoi se Stefkovska është mjeke e stomatologjisë. Ai ka përshëndetur të gjithë punonjësit e shëndetësisë që i bëri thirrje që të lënë pas vitin e mbushur me skandale dhe të punojnë së bashku për ngritjen e nivelit të shërbimeve shëndetësore.

“Është nder i veçantë për të porsalindurën, sepse është kolegia jonë stomatologe. Në fund të ditën të premten, në kabinetin tim vura bast që fëmija i parë do të jetë djalë dhe u bë realitet, kështu që, do të realizohen të gjitha këto projekte të cilat ne i punojmë së bashku në shëndetësi. Do të dëshiroja që të gjithë të besojnë tek ne dhe tek të gjithë punonjësit shëndetësor”, theksoi Mexhiti– Ministër i Shëndetësisë.

Në anën tjetër, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska informoi se do të ketë masa dhe aktivitete të reja lidhur me shtimin negativ natyror, veçanërisht pasi Enti shtetëror i statistikës ndau projeksione se shteti do të ketë 1,35 milionë banorë në vitin 2050.

“Për momentin po përgatitet strategjia funksionale për demografinë, e cila synon pikërisht politikat për rritjen e natalitetit, por edhe politikat për ndalimin e procesit, të paktën jo në këto përmasa, të shpërnguljes së bashkëqytetarëve jashtë vendit”, shtoi Jovana Trençevska – Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Ndryshe, siç informojnë nga Klinika e gjinekologjisë, në natën e ndërrimit të motmotit gjegjësisht nga mesnata deri në mëngjes, janë gjithsej gjashtë të porsalindur, shumica prej tyre meshkuj./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme