Pakti Rama-Meloni për emigrantët, kryeministrja italiane: Jam kërcënuar me jetë nga trafikantët

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka deklaruar se për shkak të marrëveshjes për emigrantët me kryeministrin Edi Rama, ka marrë dhe kërcënimet e para me vdekje nga trafikantët.


Gjatë një interviste për mediat italiane, Meloni tha se pavarësish këtyre shqetësimet, ajo synon të vazhdojë marrëveshjen.

“Jam e bindur se arsyeja pse po bëhet gjithçka për të bllokuar protokollin me Shqipërinë është se të gjithë e kuptojnë se ai është çelësi i bllokimit të emigracionit të parregullt. Nëse kontrabandisti e gjen veten jashtë kufijve evropianë, ky është pengesa më e madhe që mund të vendosim. Është hera e parë, në fakt, që trafikantët e qenieve njerëzore më kërcënojnë me vdekje ”, tha kryeministri.

Po ashtu, ajo ka komentuar edhe vendimin e Gjykatës së Bolonjës, të cilin e cilësoi propagandistik.

“Argumentet me të cilat gjykata e Bolonjës i kërkon Gjykatës Evropiane të Drejtësisë autorizimin për të moszbatuar një ligj tjetër italian u panë nga shumë njerëz si një argument propagandistik sesa një akt gjyqësor. Argumenti i Gjermanisë naziste është efektiv në një propagandë në nivel ligjor është më i dobët”, tha Meloni.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme