Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e tetë muaj burg për 53 milionëshin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me tri vjet e tetë muaj burg, ish ministrin e Infrastrukturës, njëherësh deputetit të AAK-së, Pal Lekaj, në lidhje me pagesën prej 53 milionë eurove që Qeveria e Kosovës i kishte paguar “Bechtel-Enkës” për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.

Në shpalljen e aktgjykimin, gjyqtarja, Violeta Namani, tha se Lekaj është shpallur fajtor për veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare.

Fajtor u shpall edhe Eset Berisha, ish këshilltar i Lekaj, i cili po ashtu u dënua me mbi tri vjet burgim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme