Lekaj ka sqaruar në Kuvend, se përfundimi i kësaj pjese ishte paraparë që të përfundojë në janar të vitit 2018, por që janë detyruar ta shtyjnë deri më 31 dhjetor 2018.
Ai ka thënë se vonesat për shkak të neglizhencës nga qeveria e kaluar, ka bërë që të shtyhet punimet për të cilat kompania ka kërkuar dëmshpërblim, transmeton lajmi.net.
Ai ka thënë se për tri vite qeveria nuk ka kryer asnjë pagesë.
“Punimet do të duheshin të përfundonin në janar të vitit 2018, por që nuk kanë ndodhur për shkak të vonesa nga qeveria e kaluar dhe jemi detyruar ta shtyjmë 31 dhjetor 2018. Nëse shkohet në Arbitrazh krejt buxheti mund të na shkojë”, ka thënë Lekaj./Lajmi.net/