Pal Lekaj:Mustafa e ka humbur sensin e liderit shtetëror

Pas kërkesës së kryeministrit Mustafa për formimin e një komisioni të ri ku do të shqyrtohet edhe një herë çështja e Demarkacionit me Malin e Zi, ka reaguar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj.

Ai ka thënë për GazetaBlic se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka humbur tërësisht sensin e një udhëheqësi shtetërorë.

“Kryeministri e ka humbur tërësisht sensin e një udhëheqësi shtetëror me ide të kota që nuk prodhojnë asgjë. Në këtë kuadër është edhe idea e fundit nga ai për të krijuar një komision i cili do të bënte matjen e tokës” ka përfunduar Lekaj.

Tutje deklaratën e tij Lekaj e ka vazhduar duke thënë se për tu bërë matja duhet të ketë kufijë, përcjell GazetaBlic.

“Por para së të ndodh matja duhet të kesh kufijtë nga ku deri ku të bëhet matja. Pra është absurdi i radhës kjo ide e kryeministrit…” përfundoi deklaratën e tij Lekaj.

Kjo është deklarata e plotë të cilën Mustafa e kishte bërë para disa dite, trasnemton GazetaBlic.

’Ju bëjë apel Kuvendit dhe deputetëve, në qoftë se ka nevojë jemi në gjendje ta themelojmë edhe një komision që ta mas sipërfaqen, do të mund të vijnë edhe opozita’’./GazetaBlic.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme