Protesta të mëdha u mbajtën në mesditë nga mijëra palestinezë të cilët demonstruan pas lutjeve të së Premtes në Xhaminë Al-Aqsa në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit.
Protestuesit brohorisnin ” Erdogan-Erdogan ” dhe “Në emër të Zotit, Turqi “, duke i bërë thirrje presidentit turk për të ndihmuar Hamasin ushtarakisht në konfliktin me ushtrinë izraelite, sipas portalit grek,Protothema.
Sipas një deklarate me shkrim nga Administrata e Institucioneve Islame në Jeruzalem , “më shumë se 20,000 Palestinezë morën pjesë në lutjet e së Premtes” – dhe shumë prej tyre morën pjesë në demonstratën që pasoi.
Dihet që Presidenti i Turqisë mori anën e Hamasit që nga momenti i parë i konfliktit midis Organizatës kryesore Palestineze, e cila kontrollon Rripin e Gazës, dhe ushtrisë Izraelite, pavarësisht nga fakti se ajo kohët e fundit kishte provuar një afrim me Izraelin
“Ne nuk ndihemi rehat dhe nuk do të tolerojmë dhunën Izraelite kundër Palestinës, edhe nëse pjesa më e madhe e botës nuk është në dijeni të fakteve. Ashtu siç nuk lejuam të krijohej një korridor terrorist përgjatë kufirit tonë me Sirinë, sot ne jemi me vendosmëri kundër atyre që zgjasin duart e tyre drejt Xhamisë Al-Aqsa në Jeruzalem. ”
“Ky shtet terrorist, i cili është përpjekur të plaçkisë një qytet si Jeruzalemi, në territoret e të cilit ndodhen vendet e shenjta të myslimanëve, të krishterëve dhe hebrenjve, tani i ka kaluar të gjitha kufijtë,” vazhdoi presidenti turk.
Ditët e fundit, Erdogan ka zhvilluar një seri takimesh me udhëheqës të vendeve myslimane në mënyrë që të sigurojë pozicionin e tij si “mbrojtës” i pasuesve të Islamit.