Palestina reagon ndaj Pompeos lidhur me aneksimin e territoreve në Bregun Perëndimor

Zyrtarët palestinezë kanë reaguar ndaj deklaratës së sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo se Izraeli do të japë vendimin përfundimtar për aneksimin e territoreve në Bregun Perëndimor të okupuar.

Zëdhënësi i Presidencës së Palestinës, Nabil Ebu Rudeineh, në një deklaratë për agjencinë palestineze të lajmeve WAFA, tha se “SHBA nuk ka të drejtë të bëjë kursime në territoret e Palestinës dhe se nuk mund të legjitimojë vendimin e Izraelit për konfiskimin e territoreve palestineze”.

Vendimi i aneksimit merr për bazë hartën SHBA-Izrael për aneksim si pjesë të “Planit të Marrëveshjes së Shekullit”, theksoi Rudeineh duke shtuar se u përket palestinezëve e drejta për të përcaktuar të ardhmen e tyre mbi territorin e shtetit që ata do të formojnë.

Ai theksoi se deklaratat e Pompeos konfirmojnë se SHBA-ja nuk do të mund të jetë ndërmjetës në procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Saib Arikat në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter tha se askush përshirë edhe presidentin amerikan Donald Trump nuk ka të drejtë të shkelë ligjin ndërkombëtar dhe të legjitimojë kryerjen e një krimi.

Anëtarja e Bordit drejtues të PLO-së, Hanan Ashrawi thotë se qeveria e SHBA-së “ka treguar fytyrën e saj të vërtetë dhe se ajo vazhdon të mbështesë shkeljet e Izraelit të cilat janë të bazuara mbi konfiskimin dhe aneksimin e territoreve të Palestinës”.

Sekretari Pompeo dje në një deklaratë tha se “Vendimi përfundimar për aneksimin e disa territoreve në Bregun Perëndimor do të vendoset nga Izraeli dhe se SHBA, pa e ndarë me publikun do të informojë mbi qëndrimin e saj për këtë çështje qeverinë e re të Izraelit që do të formohet”.

Në një deklaratë më parë, presidenti palestinez, Mahmoud Abbas ka thënë se do t’i konsiderojnë të anuluara marrëveshjet Izrael-SHBA-Palestinë në rast se Izraeli anekson në territoret e tij ndonjë pjesë të territoreve palestineze.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme