Palestinezët në rend për bukë – pamje tronditëse nga spitalet në Gaza

Palestinezët u rreshtuan jashtë dyqaneve të ushqimit dhe furrave në Gaza të enjten pasi kaluan një natë rrethuar nga rrënojat e lagjeve të shembura. Izraeli lëshoi raketa të reja dhe tha se po përgatitej për pushtim tokësor.

Grupet vullnetare ndërkombëtare paralajmëruan se numri i të vdekurve në Gaza mund të rritet pasi Izraeli ndaloi dërgesat e ushqimit, ujit, karburantit dhe elektricitetit. Lufta që nisi me sulmin e Hamasit mbi Izraelin ka marrë tashmë jetët e të paktën 2,500 njerëzve në të dyja anët.

Pamje tronditëse janë publikuar nga ky konflikt prej të shtunës kur nisi. Në një prej tyre të publikuar nga Associated Press në Gaza shihen palestinezë që ikin nga rrugët dhe kërkojnë një vend të sigurt. Mijëra janë mbledhur në shkolla e të tjerë te familjarët apo te njerëz të panjohur që i pranojnë në shtëpi.

Të mërkurën, stacioni i vetëm energjetik mbeti pa karburant, duke lënë vetëm dritat që funksionojnë me gjeneratorë. Gjendja në spitale bëhet shumë më e vështirë pa energji elektrike, raportoi AP.

Izraeli ka thënë se nuk do të lejojë as ushqim, as ujë e as karburant për Gazën pa u lëshuar pengjet izraelite.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme