Një zyrtar i lartë palestinez i është përgjigjur kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Tramp për ndërprerjen e ndihameve për Palestinën. Hanan Ashrawi ka reaguar pasi Tramp deklaroi se procesi i paqes është në rrezik dhe se palestinezët mund të humbasin shumën prej 300 milionë dollarë që marrin çdo vit, raporton Aljazeera.
“Ne nuk shantazhohemi. Tramp ka sabotuar përpjekjet tona për të arritur paqen, drejtësinë dhe lirinë. Tash ai përpiqet të na fajësojë ne për për pasojat e veprimeve të tij të papërgjegjshme”, ka deklaruar zyrtari palestinez.