Pallaska e quan “haraç” të Edi Ramës taksën për autostradën

Analisti, Dastid Pallaska, e ka cilësuar taksën e vendosur nga shteti shqiptar për kalim nëpër autostradën e Shqipërisë, si haraç të vendosur nga kryeministri, Edi Rama, për qëllime të fitimit personal, njofton Klan Kosova.

“’Haraçi’ i Rrugës së Kombit synon me i zbut humbjet ‘buxhetore’ që Kryeministri i Shqipërisë i ka pësuar nga rënia e përkohshme e ‘biznesit’ të ish Ministrit të Brendshëm. Në të ardhmen e afërt me siguri do të paguajmë edhe për përdorimin e Flamurit Kombëtar”, ka shkruar Pallaska në Facebook.

“Pak është duke bërë qysh ju ka nënshtru pjesa ma e madhe e klasës tonë politike e – besa – edhe një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë”.

“Të nënshtruarit me siguri janë duke shpresuar që së paku EUR 1 nga ky ‘haraç’ do t’i dedikohet ‘idesë’ patriotike për Presidentin Mbarëkombëtar”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme