Pallaska: Vetëvendosje synonte trazira të mëdha për të marrë pushtetin

Njohësi i rrethanave politike, Dastid Pallaska, ka kujtuar një debat të kahmotshëm me Dardan Molliqajn e Vetëvendosjes.

Pallaska kështu ka bërë edhe një krahasim të asaj se si ishte dikur Vetëvendosja dhe si është sot.

“Ka qenë një prej debateve që e mbaj mend edhe personalisht, edhe i cili më ka etabluar publikisht si një person kundër politikës së Vetëvendosjes, se nuk mund të jem kundër një subjekti”.

“Në atë kohë ishte në rritje, dominonte skenën politike me një gjuhë të dhunës, shantazhim për përdorim të dhunës, kishte heshtur partinë më të madhe politike në atë kohë, PDK-në, që nuk arrinte t’i bënte asnjë përgjigje sulmeve të Vetëvendosjes”.

“Kjo parti në atë kohë i tregonte shenjat e para të asaj që duket se është sot, e ajo është që është një parti. Në fakt Vetëvendosja nuk është parti, është lëvizje, që si qëllim kryesor politik ka pasur dhe ka, njehsimin e sistemit politik në një sistem një partiak”, tha Pallaska në Zona B të Klan Kosovës.

Njohësi i çështjeve politike ka thënë se Vetëvendosja nuk është parti, por një lëvizje, dhe si e tillë, është ndërtuar mbi dy premisa kryesore.

“E ka quajtur veten lëvizje dhe ka kërkuar mobilizim shoqëror që tejkalon partitë politike që kanë interesa të caktuara, si e tillë Vetëvendosja është ndërtuar mbi dy premisa, që kërkon sistem një partiak”.

“E para është kulti i liderit dhe e dyta është një ambicie politike që ka të bëjë jo vetëm më realizimin e një plani që ka të bëjë me mirëqenien e popullit, por, që është korrigjimi i padrejtësive historike, që është praktikisht i pamundur”.

“Të padrejtësisë që perceptohen sipas Vetëvendosjes se i janë shkaktuar popullit shqiptar me ndarjen e Kosovës nga Shqipëria, shpallja e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur edhe sovran i ndarë nga Shqipëria, sipas tyre, pasqyrojnë si tradhti ndaj kësaj ideje politike”.

“Mbi këto dy premisa, Vetëvendosja synonte të mobilizonte shoqërinë duke e zhvlerësuar tërësisht gjithë historinë më të vonshme të Kosovës dhe duke pasqyruar ngjarjet kryesore të mëvonshme, nga rezistenca paqësore, rezistenca e armatosur, Ahtisaari i si akte të tradhtisë së lartë”.

Sipas Pallaskës, Vetëvendosja synonte të merrte pushtetin përmes shkaktimit të një trazire të madhe shoqërore.

“Një lëvizje e tillë është e vështirë të materializohet politikisht në demokraci, zakonisht edhe në të kaluarën, lëvizjet e tilla shihet se pushtetin e kanë marrë nën zhvillimet turbulente shoqërore, luftë të brendshme ose luftë të jashtme dhe për këtë arsye, qysh në fillimet e saj, Vetëvendosja nuk e përjashtoi dhunën si instrument të politikës”.

“Ajo dhunë synonte që të shkaktonte trazirë më të madhe shoqërore, që do të mobilizonte shoqërinë të ndjekte këtë shembull dhe ta sillte Vetëvendosjen në pushtet në këtë mënyrë”.

“Vetëvendosja synonte, nuk fliste për reformimin e shoqërisë, për transformimin rrënjësor të shoqërisë, që mund të bëhet vetëm pas kalimit të një shoqërie nëpër turbulenca të tilla”.

“Ideja është e qartë, një shoqëri e tërë vështirë mobilizohet pas një ideje të vetme politike, dhe për këtë arsye, sa më shumë zbret në detaje programore, ideologjike, aq më shumë degëzohet shoqëria”.

Dastid Pallaska ka spjeguar edhe pse Vetëvendosja, sipas tij, karakterizohet nga nacionalizmi dhe kulti i liderit.

“Janë dy tri pika që arrijnë një mobilizim të tërësishëm të shoqërisë, për ta anuluar demokracinë, dhe besuar qeverisjen një partie të vetme”.

“Në trazira të mëdha, ku kërkohet një garantues, personifikimi i një lider i të fortë, një shpëtimtari dhe e dyta, pikat për të cilat ekziston një konsensus të gjerë, e këtu kapemi tek historia”.

“Kjo shpjegon nacionalizimin e Vetëvendosjes dhe organizimin e brendshëm mbi kultin e liderit”.

Sipas tij, pasi Vetëvendosja dështoi të shkaktojë trazira, bëri përpjekje për të fituar pushtetin me vota.

“Vetëvendosja pas përpjekjeve të pasuksesshme të ndezjes së fitilit të trazirave në vend që hapnin rrugë për transformim rrënjësor të shoqërisë, në një moment u dominua nga pragmatistë, e këtu e përfshi Dardan Molliqaj të cilët thanë se duhet bërë përpjekje t’i fitojnë zgjedhjet me votë”.

“Kjo Vetëvendosjen e solli në një situatë që të përjetojë diçka, fitimin e pushtetit me votë, fillimisht në Prishtinë, e më pas edhe Prizren, dhe kjo i stimuloi pragmatistët, që detyroi Albin Kurtin të veshë kravatë, të ndjeke formulën e suksesit”, tha Pallaska. /Klan Kosova/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme