I Dërguari Special i Sekretarit të Shtetit Amerikan, Matthew Palmer, tha se SHBA’të duan të shohin normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës, transmeton Gazeta Metro.
“Atëherë kur të pranojnë njëri tjetrin, do të mund të zgjidhnin mosmarrëveshjet si fqinjë” tha Emisari Amerikan Palmer për rrjetin televiziv N1 në Sarajevë.
Palmer shtoi se është e nevojshme që “Beogradi e Prishtina “të ulen në tavolinë, arrijnë marrëveshje dhe së bashku të ideojnë të ardhmen europiane”.
Palmer deklaroi se rasti për bisedime është arsyeja se Serbia dhe Kosova synojnë drejt Europës dhe për këtë është e nevojshme se çfarë kompromisi është i nevojshëm që të arrihet përparimi.
“Duhet një marrëveshje që publiku i të dy anëve do ta pranonin dhe mbështesnin si rruga më e mirë përpara” tha Plamer dhe theksoi se është e rëndësishme që kjo marrëveshje të jetë “e drejtë, e realizueshme dhe e përhershme”.
Ai shtoi se ka marrëdhënie shumë të mirë me të Dërguarin e Presidentit Amerikan, Rachard Grenell dhe kjo nuk është hera e parë që SHBA’të emërojnë dy të dërguar të posaçëm për një çështje.