Palmer: SHBA në Ballkan, Serbia të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Drejtori i Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin Amerikan, Matthew Palmer ka thënë se politika e SHBA-ve ndaj Ballkanit do të jetë ndryshe.

Duke u përgjigjur për rastin e disa ideve që kanë dalë në opinionin se mund të vije deri të marrëveshja ndërmjet Donald Trumpit dhe Valdimir Putinit, ku sipas të cilave, Amerikan do t’ia kthente shpinën Ballkanit si sferë e ndikimit të saj, ai ka thënë se nuk ka parë diçka të tillë tek asnjë zyrtarë amerikanë, transmeton “lajmi.net”.

“Gjithçka në lidhje me ato ide tingëllon si fiksim spekulativ”, ka thënë Palmer për gazetns serbe “Politika”.

I pyetur se me ardhjen e administratës së Trumpit a do të ketë ndryshime ndaj Serbisë, ai sërish ka folur për praninë konstante amerikane në Ballkan.

“Qëllimet tona në Evropë janë liria dhe paqja dhe kjo nënkupton integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet evropiane. Qëllimi është që Serbia të jetë anëtare e plotfuqishme e BE-së, këtë e mbështetë SHBA-ja.

Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është pjesë e këtij qëllimi. Është e nevojshme që të ketë përparim në dialogun e Brukselit në mënyrë që sa më shpejt të kemi edhe ecje në rrugën e eurointegrimeve”, ka thënë drejtori i zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin Amerikan. /albeu.com/

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme