Vetëm disa metra larg tij, avionët e NATO-s kishin hedhur bomba derisa gazetari britanik i televizionit INT po raportonte në kufirin Kosovë – Shqipëri.
Pamjet shfaqin momente dramatike, kur gazetari raporton nga vendi i ngjarjes, ndërsa kamerat kanë kapur edhe civilë shqiptarë në rrugë, derisa shihet bomba e NATO-s duke shpërthyer, transmeton Magazina.al.
Në videon e riaktualizuar tani, shihen banorë dhe gazetarë duke u larguar me frikë derisa avionët e NATO-s sillen mbi kokat e tyre.