Pamje ekskluzive nga lufta e Kosovës: Bekim Berisha, Abedin Sogojeva e Pal Paluca në betejën e Bellaqevcit (VIDEO)

Associated Press ka publikuar videon e radhës nga lufta në Kosovë, kësaj radhe në Betejën e Bellaqevcit, në regjionin e Prishtinës.

Në këtë betejë kanë marrë pjesë ndër të tjerë edhe Bekim Berisha, Abedin Sogojeva e Pal Paluca.

Bekim Berisha “Abeja” thoshte “atdheu im është ky. Këtu kam lindur, këtu edhe do të vdes. S’du me shku azil në perëndim, për probleme sociale dhe para”.

Në video shihet breshëri plumbash që shkojnë nga të dyja anët, në përpjekje të forcave serbe për ta marrë nën kontroll një pikë strategjike të UÇK-së, 6 milje në perëndim të Prishtinës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme