Pjesëtarët e Policisë së Kosovës hoqën pankartat me mbishkrimet “Mirësevini në Asociacionin e Komunave Serbe” në komunën e Novobërdës, gjë që u vërejt edhe nga kamerat, transmeton Kosovo online, përcjell “Bota sot”.
Pankartat u vendosën gjatë natës nga protestuesit serbë për shkak të vendosjes së reciprocitetit rreth targave dhe mosrespektimit të Marrëveshjes së Brukselit nga Prishtina.
Policia hoqi tabelat me mbishkrimet e njëjta edhe në Graçanicë dhe Ranilug dje.
Madej, në Graçanicë, tre serbë që vendosën tabela u arrestuan, dhe policia u tha atyre se kushdo që vendos pllaka me atë përmbajtje do të arrestohet “sepse është një provokim”.