Të arrestuarit nën dyshet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, sillen në Pallatin e Drejtësisë nën masa të rrepta të sigurisë.
KALLXO.com është në vendin e ngjarjes duke përcjellur nga afër daljen e të katër të arrestuarve gjatë aksionit të policisë ditën e djeshme ne veri të Mitrovicës.
Të arrestuarit pritet të dalin sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë për shqyrtimin e kërkesës së prokurorit special Sylë Hoxha për caktimin e masës së paraburgimit.
Masën për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve e ka dorëzuar dje në gjykatë Prokuroria Speciale e Kosovës.
Prokuroria ka kërkuar që të dyshuarve t’u caktohet 30 ditë paraburgim, tre nën dyshimet rreth vrasjes së ish liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq.