Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në mbrëmje në periferi të fshatit Rogovë të rajonit të Hasit, komuna e Gjakovës, ku kanë humbur jetën dy këmbësorë, një grua 55 vjeçe dhe mbesa e saj 12 vjeçe.
Policia e Gjakovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se aksidenti është shkaktuar nga një i mitur i moshës 16 vjeçe, i cili me veturë me targa të Zvicrës, ka goditur për vdekje dy këmbësoret.
Gjithashtu, të lënduar kanë mbetur edhe drejtuesi i mjetit dhe një djalë tjetër pasagjer në veturë, po ashtu i moshës 16 vjeçe. , ndërsa lëndime kanë marrë drejtuesi i veturës.
Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në ora 18:40 minuta në një rrugë lokale në periferi të fshatit Rogovë.
“Deri te aksidenti ka ardhur përderisa i mituri H. B. Lindur me 2001 duke drejtuar automjetin udhëtaresh me tabela te Zvicrës dhe duke mos ju përshtatë kushteve të rrugës humb kontrollin dhe i godet dy këmbësor të cilët nga lëndimet humbin jetën në vend ngjarje, vdekjen e tyre e konstaton mjeku në vend ngjarje, ndërsa lëndime kanë marrë ngasësi i automjetit dhe një pasagjer”.
“Viktimat në këtë aksident janë: Gj. K. lindur me 1962 femër Shqiptare/Kosovare dhe mbesa e saj L. D, lindur me 2005 femër Shqiptare/Kosovare. Kurse lëndime kanë pësuar: H. B. lindur me 2001 mashkull Shqiptar/Kosovar B. B. lindur me 2001 mashkull shqiptar/Kosovar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë Rajonale të Gjakovës.