Një incident me armë zjarri ka ndodhur në Fushë Kosovë mes policisë dhe disa personave, shkruan Gazeta Metro.
Në këtë rast janë përfshirë disa zyrtarë të policisë dhe pronarët e një lokali, ku këta të fundit kanë përdorur shufra metalike për të sulmuar policët duke iu shkaktuar lëndime trupore
Pas këtij sulmi, policët janë detyruar të përdorin armën e zjarrit për vetëmbrojtje
Raportohet se ka të plagosur dhe nga ky sulm janë të lënduar 5 persona, dy prej tyre janë policë.
“Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin për një sulm ndaj personave zyrtar në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare një person ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit ndërsa nga përleshja fizike lëndime trupore kanë pësuar 5 persona prej tyre dy zyrtarë policor. Të gjithë janë dërguar për trajtim mjekësor.Hetuesit kanë shoqëruar në stacion policor dy persona të dyshuar si dhe në koordinim me Inspektoriatin Policor të Kosovës, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin“, kanë thënë nga policia.