Pamje nga thyerja e “Raiffaisen Bank” në Prishtinë, ja si dështoi plani për vjedhje

Tre persona mëngjesin e ditës së sotme kanë tentuar ta vjedhin bankomatin e “Raiffaisen Bank” në Prishtinë por që plani i tyre kishte dështuar në momentet e fundit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin, ku është cilësuar si tentim vjedhje.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit dhe se në këtë rast kanë qenë të përfshirë tre persona të armatosur me armë të gjata shkruan Gazeta Blic.

“Policia e Kosovës ka marrë informacione se rreth orës 3:00 ka ndodhur një tentim vjedhje afër Mensës së Studentëve. Në këtë rast janë të përfshirë tre persona të cilët dyshohet të ketë qenë i armatosur. Deri më tuani nuk ka të arrestuar, por Policia është në kërkim të tyre”, ka deklaruar Ahmeti.

Plani për vjedhjen e bankomatit të “Raiffaisen Bank” në qendër të Prishtinës, më saktësisht afër Mensës së Studentëve ka dështuar gjatë transporti të tij.

Në disa fotografi të siguruara nga Gazeta Blic, shihet se bankomati ka mbetur në rrugë, ndërsa nga video shihet dëmet që i kanë bërë hajnat gjatë tentimit për ta vjedhë bankomatin

Bankomati më pas kishte mbetur në mes të rrugës, ndërsa tre personat kishin ikur në drejtim të panjohur./GazetaBlic/

Video Player

00:00
00:12

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme