Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja e rëndë në Kijevë të Malishevës

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Kijevë të Malishevës.

Telegrafi mëson se nipi ka vrarë axhën e tij, dhe se konflikti mes tyre ka nisur për çështje prone.

 Ndryshe, se një vrasje ka ndodhur në Kijevë të Malishevës është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore”, tha ai për Telegrafin.

Elezaj shtoi tutje se, rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme