Skenat të rënda jashtë aeroportit të Kabulit tregojnë dramën që po përjetojnë veç të tjerash familje të tëra dhe fëmijët mes kaosit dhe të shtënave të herë pas hershme. Njerëzit po “shtypen” në përpjekje për tu larguar nga vendi.
Qeveria gjermane, ndërkohë, ka paralajmëruar se “situata e sigurisë në aeroport është ende rrezikshme dhe hyrja në aeroport është pothuajse e pamundur”.
Frika dhe dëshpërimi mbizotërojnë mes njerëzve që shpresojnë t`i largohen jetës nën regjimin e ekstremistëve islamikë. Ofensiva e shpejtë e talebanëve i shokoi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë të cilët morën në kontroll vendin 2 javë larg përfundimit të tërheqjes së plotë të trupave amerikanë.
Organizatat e të drejtave të njeriut i kërkuan presidentit Joe Biden ta zgjasë afatin e 31 gushtit për largimin e trupave amerikane nga Kabuli, të cilët momentalisht po garantojnë sigurinë e aeroportit për evakuimet.
Shumë prej afganëve më të rrezikuar sipas AFP-së, mund të mos arrijnë të largohen nga Kabuli deri në fund të muajit nëse nuk rritet numri i fluturimeve./abcnews.al