Hiri që ngjan me borën mbulon rrugët dhe shtëpitë e Kalifornisë Veriore të shkaktuar nga një zjarr i madh ku kishte djegur mbi 170,000 hektarë tokë.
Fotot e marra të mërkurën tregojnë rritjen e tymit mbi komunitetet e shkatërruara nga zjarri. Kjo stuhi zjarri vdekjeprurëse ka vrarë 23 njerëz, shumë të lënduar dhe mijëra njerëz të shpërngulur nga shtëpitë e tyre, raporton “Daily Mail”, transmeton Periskopi.
Tre ditë pas fillimit të zjarrit, zjarrfikësit ende nuk ishin në gjendje të shuanin flakët që kanë lënë pas skena apokaliptike: të gjitha lagjet u reduktuan në hiri, 3.500 shtëpi dhe biznese të shkatërruara plotësisht.
Midis dhjetëra mijëra pronave që janë dëmtuar janë veraritë e Napa-s, duke shkaktuar që vera të rrjedhë në një lumë nën mbeturinat e shkrumbuara.
Ndër të vdekurit janë çifti i martuar, të moshës 100 dhe 99 vjeç, të cilët nuk ishin në gjendje të evakuoheshin në kohë.
Të mërkurën, më shumë se 20,000 u urdhëruan të evakuohen nga shtëpitë e tyre.
Guvernatori Jerry Broën tha në një konferencë shtypi të mërkurën se i gjithë shteti është në një periudhë të gjatë shërimi./Periskopi/