Një grup adoleshentësh kryen një masakër mbrëmë në Karposh 4 pranë parkut të fitnesit dhe rrëzuan me forcë një shtyllë ndriçimi. Një video e incidentit u nda në një grup në rrjete sociale në Facebook, ku qytetarët në komente supozojnë se janë nxënës të klasës së nëntë nga shkolla fillore “Petar Pop Arsov”.
Të tjerë komentojnë se fëmijët kanë shumë shembuj të kësaj sjelljeje, ku veprimet e këqija mbeten të pandëshkuara. Ata i nxisin prindërit t’i shohin me kujdes pamjet filmike dhe t’i njohin fëmijët e tyre.
The post Pamje shqetësuese nga Karposh 4: Të rinjtë vandalizojnë parkun appeared first on Alsat.



