Pamje të reja tregojnë se para Limajt gjuhet edhe me automatik(VIDEO)

Ende pa kaluar një javë e plotë prej kur ishte thirrur në interpelancë kryeministri i vendit për t’u përgjigjur para deputetëve për shtënën me armë nga zv/kryeministri Dardan Gashi, i cili kishte gjuajtur me armë në një aheng të organizuar nga Fatmir Limaj, sërish ky i fundit bëhet protagonist i skenave të tilla të prishjes së rendit publik dhe shkaktimit të rrezikut nga të shtënat me armë.

Kësaj radhe si për “inat” ndaj kritikave të ashpra që mori nga deputetet në Kuvend, video tregon se si Endrit Shala në prezencë të Limajt gjuan rafal hiç më pak se me një automatik, raporton Malishevapress.

Në videon e siguruar nga ky portal, shihet zv/kryeministri Limaj dhe të tjerët duke ngre dolli dhe duke u argëtuar me të shtënat e automatikut.

Nuk dihet nëse kjo video është e ahengut të njëjtë apo e ndonjë ahengu tjetër të organizuar në odën e zv.kryeministrit, Fatmir Limaj.

Kujtojmë se edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj edhe Fatmir Limaj, në mënyrë kategorike kanë mbrojtur veprimin e paligjshëm të ministrit Gashi, madje ata lidhur me rastin e mëparshëm nuk patën hezituar të shprehnin se shtënat me armë në ahengjet familjare janë traditë kanunore edhe pse është shkelje e ligjit dhe paraqet vepër penale./MP

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme