Një tragjedi e rëndë ka ndodhur sot në Slavonski Brod të Kroacisë, ku një autobus me bashkatdhetarë që po vinte nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë, është aksidentuar rëndë, ku deri më tani janë konfirmuar 10 persona të vdekur, 44 të lënduar, prej tyre 15 janë me lëndime më të rënda.
Kjo është konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës.
E media kroate “HRT Vijesti” ka publikuar video nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti, ku njëri nga udhëheqësit e policisë në vendin e ngjarjes ka rrëfyer për rastin, përcjellë “Bota sot“.
“Unë kam qenë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është ndër aksidentet më të rënda që kam parë. Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të plagosurve. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus. Situata është shumë e vështirë dhe ka ende numër të madh të pasagjerëve që iu kërcënohet jeta brenda në autobus”, tha Galic.