Një sulm ajror rus shkatërroi një karvan humanitar në jug të Ukrainës.
Të paktën 23 persona mbetën të vdekur dhe mbi 23 të tjerë u plagosën nga ky sulm në Zaporizhia.
Pamjet që vijnë nga vendi i ngjarjes janë tronditës.
Një raketë e vetme shpërtheu pranë karvanit të makinave mëngjesin e të premtes.
Sulmi ndodhi në një rajon të pushtuar nga Rusia, i cili pritet të aneksohet zyrtarisht nga Moska me synimin për t’i mbrojtur.
Të gjithë viktimat ishin civilë.
© SYRI.net