Pamjet nga droni/ Shikoni sa protestues janë para Kryeministrisë, ‘patronazhisti’ i monitoron nga tarraca Kuvendit

Pamjet e siguruara nga droni tregojnë turmën e madhe të qytetarëve të mbledhur përpara godinës së Kryeministrisë dhe përgjatë gjithë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.


Nga lart, dallohet numri i madh i pjesëmarrësve që kanë mbushur sheshin dhe rrugët përreth, ndërsa protestuesit vijojnë të mbajnë pankarta dhe të bëjnë thirrje kundër qeverisë dhe largimit të Ramës.

Ndërkohë në tarracën e Kuvendit duket një “patronazhist”, I cili po monitoron protestuesit, duke vëzhguar lëvizjet dhe pjesëmarrjen.

Pas përfundimit të fjalimeve mijëra qytetarë kanë marshuar nëpër rrugët e kryeqytetit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme