Pamjet që po tronditin botën: Çfarë po ndodh në Alepo? (Video +18)

Aleppo është duke jetuar orët e fundit të luftës, teksa ushtria siriane përgatitet të marrë plotësisht qytetin e dytë më të madh në vend.

Por, kjo ka vënë në rrezik jetët e civilëve dhe rebelëve që gjendeshin ende në qytet.

Sipas OKB-së, civilët që përpiqeshin të largoheshin, janë qëlluar pa paralajmërim nga ushtria e Assad, ndërsa nuk kanë munguar as ekzekutimet masive.

Ndërkohë, banorët kanë nisur të postojnë në rrjetet sociale statuse dhe video, si mesazhet e tyre të fundit, teksa prisnin vdekjen.

Pamjet që vijnë nga qyteti janë vërtetë të rënda dhe dramatike, ndërsa pjesa tjetër e banorëve të Aleppo-s shfaqen duke festuar çlirimin e qytetit nga ushtria.

Në Aleppo gjenden aktualisht një grup rebelësh dhe banorë civilë, të cilët kundërshtojnë regjimin e presidentit sirian, Bashar al Assad, transmeton tema.

Ndërkaq, raportohet se OKB ka arritur një marrëveshje me qeverinë siriane, për evakuuimin e rebelëve dhe civilëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme