PAMJET/Zjarr në Poliçan, flakët kërcënojnë kodrën me pisha. Mjetet zjarrfikëse nuk arrijnë të futen në zonë


Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Zgërbonjë, në Njësinë Administrative Vërtop të Poliçanit, duke avancuar me shpejtësi drejt kodrës me pisha, nën ndikimin e erës dhe temperaturave të larta.

Në terren ndodhen dy mjete zjarrfikëse nga Berati dhe shtatë efektivë, të cilët po ndihmojnë forcat zjarrfikëse të Poliçanit. Terreni i vështirë ka pamundësuar futjen e mjeteve në zonën e zjarrit, çka ka detyruar zjarrfikësit të ndërhyjnë me mjete rrethanore dhe pompa shpine me ujë.

Pavarësisht përhapjes fillestare, situata është vënë nën kontroll, por ekipet e emergjencës vazhdojnë të monitorojnë nga afër vatrat aktive, për të shmangur riaktivizimin e flakëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme