PAN e LAA ankohen në PZAP – Mospërputhje rezultatesh e vjedhje votash mes kandidatëve

Pas shpalljeve të rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e 11 qershorit, jo pak ankesa ka pasur ende pa u bërë 24 orë nga publikimi i shifrave dhe emrave të partive e koalicioneve parazgjedhore.

Afat për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka deri në orën 14:00, por tashmë veç janë paraqitur tetë pakënaqësi nga dy koalicionet – PDK-AAK-Nisma dhe LDK-AKR-Alternativa, njofton Klan Kosova.

Mul Desku, kryesues i Sekretariatit të PZAP-it, ka thënë për Klan Kosovën se deri në këto (orën 11:00) momente kanë pranuar tetë ankesa, porse deri në afatin e fundit, që është ora 14:00 e ditës së premte, numri i ankesave mund të shtohet.

“Kemi pranuar 7-8 ankesa deri më tani. Ankesat janë nga koalicioni PAN dhe koalicioni tjetër LDK-AKR-Alternativa. Kryesisht ankesat kanë të bëjnë me mospërputhjen e numrave. Partitë kanë tjera numra ndërsa nga KQZ-ja janë shpallur të tjerë”, ka thënë Desku për Klanin.

Ankesa ka edhe brenda koalicioneve, ka treguar Desku.

“Ka ankesa edhe nga kandidatët. Ankesa të llojit se i janë marrë vota një kandidati dhe i janë vendosur një tjetri”.

Pas pranimit të ankesave PZAP ka 72 orë që t’i shqyrtojë ato dhe të vendosë në favor të ankuesve, ose jo.

Rezultatet e zgjedhjeve janë publikuar të enjten nga KQZ përmes kryetares Valdete Daka.

Sipas rezultateve, ende të pacertifikuara, koalicioni PAN ka 39 deputetë, Lëvizja Vetëvendosje 32, ndërsa koalicioni LAA 29.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme