Ende nuk ka vendim zyrtar, por Panairi i Librit në Prishtinë edhe sivjet ka pak gjasë që të organizohet.
Shoqata e Botuesve të Kosovës thotë se pandemia e bën të pamundur, përderisa organizimi i Panairit në formate të tjetra është i kotë.
Për botuesit, kjo është goditja e radhës përderisa shteti s’ka bërë gjë për t’u dalë në ndihmë e botuesit i trajton si biznesmenë. Numri i botimeve, sipas tyre, ka rënë e pa ndihmën shtetërore pasojat do të jenë edhe më të mëdha