Anton Pançev, profesor i Gjuhës Shqipe, historian dhe analist, sonte në “Programi 200”, tregoi se si e përjeton opinioni bullgar këtë afëri që japin politikanët, shkruan Alsat.
– Advertisements –
Ai tregoi se a ka një frymë pozitive, derisa thë se duhet të priten edhe rezultatet në muajt në vijim, që siç tha ai, të mos mbetemi vetëm me deklarata të kota.
“Duket se ka një frymë pozitive, por duhet të kemi rezultatet edhe në muajt në vijim, pra nuk duhet të mbetemi vetëm me deklaratat e kota por duhet edhe rezultate konkrete. Pra interesat tona, interesat bullgare janë të lidhura me komunitetin bullgar në RMV, që duhet të regjistrohet zyrtarisht, të përfshihet në Kushtetutën e vendit dhe të garantohen të gjitha të drejtat e këtij komuniteti”, u shpreh Pançev./ Alsat.mk