Pandemia/ Profesori gjerman: Po terrorizoni popullsinë

Një nga profesorët më të njohur të mjekësisë në Gjermani, ish-këshilltar i qeverisë, Matthias Schrappe shpërtheu me akuza ndaj situatës së krijuar me pandeminë.

Ai tha se pandemia nuk është një ngjarje që ndalohet me kufizime. Sipas tij, sapo kufizimet të hiqen, fillon sërish rritja e rasteve.

“Popullsia po vendoset në gjendje permanente shoku,” tha ai për gazetën BILD. “Nëse politikanët duan të mbajnë një nivel të caktuar infeksionesh, atëherë do kemi izolim të përhershëm”.

Sipas tij, edhe përcaktimi se kjo është një valë e dytë, është i gabuar.

“Nuk është një valë. Është një rritje e vazhdueshme. Izolimi vetëm sa sjell një rrafshim të përkohshëm. Por sapo të lirohet sërish, rritja vazhdon”.

Eksperti thotë se nuk duhet të përdoren shembuj si ato në Bergamo të Italisë. “Është gabim që të terrorizosh popullsinë,” tha ai.

Sipas tij, në vend të kësaj, fokusi duhet përqendruar te mbrojtja sa më shume e grupeve të riskuara nga koronavirusi i ri.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme