Një ortek i fuqishëm ka rënë mbi hotelin “Rigopiano di Farindola” në një zonë turistike të Peskarës në Itali, shkruan “La Republica”.
Alarmi është dhënë nga dy klientë. Sipas raporteve të publikuara nga prefektura janë rreth 20 njerëz të regjistruar në hotel, përveç stafit.
Telefonat e hotelit nuk punojnë, sipas mediave italiane, kurse celularët e klientëve rezultojnë të paarritshëm.
Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në qytet dhe po përpiqen të arrijnë në hotel me çdo mjet. Frika e autoriteteve është se të gjithë të pranishmit në hotel mund të kenë humbur jetën.
Kryetari i provincës së Pescara Antonio Di Marco duke iu referuar ortekut ka shkruar në facebook: “Për fat të keq ka ndodhur një tragjedi e tmerrshme, nuk dihet nëse ka viktima por mbetet për t’u konfirmuar”.