Pantina: Kurti e Molliqaj kanë mendime të ndryshme, por s’ka grupe në VV

Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës për lirim nga paraburgimi deputetët Albin Kurti e Donika Kadaj Bujupi.

Në Rrokum Tv, ajo ka folur edhe për zhvillimet e fundit në Vetëvendosje.

“Grupi i Vetëvendosjes është unik në Parlament”, thotë ajo.

Tutje, ajo pranoi se ka mendime të ndryshme në mes të Albin Kurtit e Dardan Molliqajt, por mohon se ka grupe brenda VV-së.

Ajo kritikoi numrin e madh të zëvendësministrave në Qeverinë “Haradinaj”, për të cilët thotë se janë barrë e rëndë për buxhetin e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme