Pantina: PAN-i po tenton kontrabandimin e deputetëve për formimin e qeverisë

Shqipe Pantina nga Vetëvendosje ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma, nuk i ka numrat e mjaftueshëm për formimin e qeverisë.

Pantina gjatë një interviste për Telegrafin theksoi se një gjë të tillë e ka dëshmuar edhe rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit.

Duke folur për mundësinë që disa nga deputetët e LAA-së, të votojë pro formimit të qeverisë nga PAN-i, sipas Pantinës do të ishte fatkeqësi nëse ndodhë diçka e tillë.

“Nëse ka diçka të tillë është fatkeqësi, sepse vullneti i votuesve po deformohet. Në një farë mënyre do të jetë kontrabandim i deputetëve, dhe ata deputet të cilët kanë bërë një gjë të tillë edhe në të kaluarën, atëherë ky do të ishte mandati i tyre i fundit”, ka thënë Pantina.

Ajo theksoi se ata që e shtrembërojnë vullnetin e votës së populli, populli do ti ndëshkojë me votë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme