Papa Françesku: Po ndjek me një shqetësim të veçantë zhvillimet në Kuds

Kreu i Vatikanit, Papa Françesku ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me tensionet në rritje pas shkeljeve nga policia izraelite ndaj palestinezëve që jetojnë në Kudsin Lindor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas lutjes tradicionale që kryen nga dritarja e zyrës së punës që shikon në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa foli për zhvillimet që ndodhën në Kuds.

“Po ndjek me një shqetësim të veçantë zhvillimet e përjetuara në Kuds”, deklaroi Papa i cili shtoi se lutet që Kudsi të jetë një vend takimi ku nuk është e pranishme dhuna.

Papa më tej tha: “I ftoj të gjithë që të kërkojnë zgjidhje të përbashkët ku do të mbizotërojë vëllazëria dhe të respektohet identiteti multifetar dhe multikulturor i qytetit të shenjtë. Dhuna prodhon vetëm dhunë dhe unë i them mjaft tashmë konflikteve”.

Përjetimet në Kudsin Lindor nën pushtim

Kudsi Lindor nën pushtim është bërë skenë e ditëve të tensionuara për shkak të kërcënimit me migrimin e detyruar ndaj palestinezëve që jetojnë në lagjen Sheikh Jarrah. Po ashtu tensionin në qytet e rrisin edhe sulmet e policisë izraelite në Xhaminë Al-Aksa.

Policia Izraelite mbrëmjen e të premtes më 7 maj ndërhyri me plumba plastikë dhe bomba zhurmuese ndaj besimtarëve në Xhaminë Al-Aksa gjatë namazit të teravive.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se 205 palestinezë u plagosën për shkak të ndërhyrjes së policisë izraelite.

Në ndërhyrjen e policisë izraelite ndaj palestinezëve dje në Kuds u plagosën 90 persona. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se në mesin e të plagosurve ka edhe fëmijë dhe një foshnje 1 vjeçare.

Sot policia izraelite plagosi 10 persona gjatë ndërhyrjes sërish me plumba plastikë dhe bomba zhurmuese ndaj besimtarëve që dolën nga Xhamia Al-Aksa pas namazit të sabahut (mëngjesit).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme