Papa Françesku:Terrorizmi hodhi një njollë gjaku mbi botë

Papa Françesku u ka bërë thirrje liderëve që të punojnë së bashku për ta luftuar sëmundjen epidemike të terrorizmit, duke thënë gjatë adresimit të tij për Vitin e Ri se një njollë gjaku e mbuloi botën sapo filloi viti 2017.

 

Duke folur para 50.000 njerëzve në sheshin “St. Peter”, në adresimin e tij tradicional të mesditës, Françesku e dënoi sulmin ndaj klubit të natës në Stamboll, ku u vranë 39 persona, transmeton Express.

“Fatkeqësisht, dhuna ka goditur madje edhe në këtë natë të shpresës dhe urimeve të mira. I pikëlluar, i shpreh ngushllimet e mia popullit të Turqisë. Lutem për viktimat e shumta dhe për të plagosurit dhe për tërë kombin këtë mëngjes,” ka thënë Papa.

Ai ka thënë se paqja ndërtohet duke i thënë “jo” dhunës dhe urrejtjes dhe duke i thënë “po” vëllazërisë dhe pajtimit./Express/