Në intervistën dhënë të përjavshmes gjermane Die Zeit, Papa Françesku ka pranuar se ka mëkatuar në jetë dhe ka zbuluar se në rini ka pasur “të fejuar”.
Sipas fjalëve të veta, ndihet si “njeri i rëndomtë, i cili bën atë që mundet”.
“Nuk duhet të harrojmë se idealizimi i njeriut është gjithashtu formë e fshehur e agresionit. Kur më idealizojnë, ndihem i sulmuar”, ka thënë kreu suprem i Kishës Katolike Romake për Die Zeit, duke shtuar se është “mëkatar dhe se nuk është i pagabueshëm”, transmeton gazetametro.net.
Papa gjithashtu zbulon se i ka ndodhur që ka dyshuar në fenë.
“Ka momente të vështira kur them: “Zot, këtë nuk e kuptoj!”. E ato nuk janë vetëm momente të mundimeve të ngushtësisë së brendshme, por edhe situata të vështira në të cilat kam hyrë me fajin tim”, ka thënë argjentinasi.
Duke mos hyrë në detaje, ka përmendur “të fejuarën” nga rinia, por ka shtuar se nuk ishte i gatshëm për martesë.
Gjithashtu zbulon se kritikat nuk e shqetësojë shumë.
“E kam të qartë se disave nuk i pëlqen qasja ime, kjo është shumë në rregull. Gjithkush ka të drejt në mendimin e vet. Kjo është legjitime, njerëzore dhe pasuron”, ka thënë ai, përcjell Gazeta Metro.
Ajo që e brengos është popullizmi në Evropë.
“Popullizmi është i keq dhe përfundon keq, këtë kemi parë në shekullin e kaluar”, ka thënë Papa, duke shtuar se e gjithë bota është në luftë, “në luftën e tretë botërore, e cila po zgjerohet pjesë pjesë”.
Aksionin protestues me pllakate në Romë, me të cilin kundërshtarët e kritikuan kursin e tij të modernizimit, Papa Françesku e ka përshkruar si “përshtypje lënës”.
Thotë se i mungon autoriteti.
“Tashmë sa herë kam thënë “mjaft”. Ishte e vlefshme”, ka thënë Papa.