Papa: Pranoni refugjatët, mos keni frikë nga ata

Papa Françesku u ka bërë thirrje besimtarëve jo vetëm të mirëpresin refugjatët, por edhe të mësojnë personalisht nga përjetimet e tyre si një mënyrë për t’i frenuar frikësimet dhe ideologjitë e “shtrembëruara” për ta.

Papa bëri këtë apel të dielën përderisa u shënua Dita Botërore e Refugjatëve e OKB-së, e cila do të festohet të martën, shkruan abc news.

Duke folur nga studio e tij e cila ka pamje nga sheshi i Shën Pjetrit, Françesku është lutur për gjithë ata që kanë humbur jetën duke ikur nga lufta dhe ndjekja. Ai tha që storiet e tyre të dhimbjes dhe shpresës janë një mundësi për kuptim reciprok.

“Në realitet, takimet personale me refugjatët mund të shpërbëjë frikat dhe ideologjitë e shtrembëruara dhe të bëhen rrugë për rritje në humanitet”, tha ai.

Papati katër-vjeçar i Françeskut është përmendur për solidaritetin e thellë dhe kërkesat që shtetet të ndërtojnë ura të mikpritjes, jo mure.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme