Paparacët serbë e ndjekin Hashim Thaçin, thonë se ndodhet në Barcelonë

Mediat serbe kanë publikuar fotografi të Presidentit  të Kosovës, Hashim Thaçi, duke shkruar se ai po shëtitet në afërsi të bregdetit të Barcelonës, saktësisht në vendin e quajtur ‘Porti Olimpik’.

Siç shkruan gazeta serbe ‘Novosti’, e cila ka publikuar edhe fotografitë, Thaçi në Spanjë është i shoqëruar edhe nga tre persona të tjerë, transmeton Gazeta Express.

“Çfarë po bën Thaçi, derisa gjermanët po shkruajnë planin për Kosovën”, shkruan gazeta serbe.

Megjithatë nuk dihet nëse Thaçi ndodhet sot në Barcelonë. Dje ai ka qëndruar në Bruksel ku ka takuar zyrtarë të lartë evropianë. 

Kjo vizitë e Thaçit në Spanjë vjen pak ditë para takimit të 29 prillit në Berlin, ku do të takohet me Vucicin e Brnabicin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme