Para dy viteve mediat serbe kishin paralajmëruar arrestimin e Ramush Haradinajt (Video)

Raporti i prokurorit amerikan Clint Williamson, bazuar në pretendimet e Dick Marty-t për trafikim organesh, ka ngjallur debate të shumta në Kosovë dhe më gjerë. Edhe mediat serbe kanë spekuluar në lidhje me përmbajtjen e raportit që do të prezantohet nga Williamson me datë 28.

Gazetat serbe “Danas” dhe “Curir” citojnë burime diplomatike në Bruksel të cilat thonë se është e mundur ngritja e aktakuzave për krime lufte kundër komandantëve të zonave operative të UÇK-së, ku spikat ndër to kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka udhëhequr zonën e Dukagjinit.

Ndërsa një nga avokatët me famë botërore Michaell O’Relly ka thënë se raporti i Ëilliamson nuk pritet të vërtetëojë akuzat për trafik organesh, por për krime lufte, çka do t’i sjellë dëme të mëdha Kosovës në imazhin ndërkombëtar.

“Unë jam i befasuar se nuk ka patur trafikim të organeve sepse shumë herë është thënë një gjë e tillë dhe kjo ka qenë absurde sepse nuk është bazuar në asgjë. Por ajo çka është e pritshme është se do të ketë akuza për veprime individuale të njerzve gjatë luftës”, ka cituar avokati O’Relly, duke kritikuar ashpër faktorin ndërkombëtar që për gjykime individuale të njerzve të themelohen Gjykata Speciale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme