Para krimit vrasësi i ambasadorit rus telefonoi nënën, ja dëshmitë e familjarëve

Ndërkohë që vazhdon hetimi për vrasjen e ambasadorit rus në Ankara, Andrei Karlov, mediat turke raportojnë se policia ka lënë të lirë familjarët e autorit, policit 22 vjeçar Mevlut Mert Altintas.

 

Të dy prindërit, motra, dy xhaxhallarët dhe një hallë e vrasësit, i cili u ekzekutua menjëherë pasi arma e tij i mori jetën diplomatit rus, u liruan pas marrjes në pyetje në provincën Ajdin në Turqinë perëndimore.

Gjatë tri netëve që kanë qëndruar në paraburgim, ata janë pyetur lidhje me aktivitetin e djalit, lidhjet e tij dhe si e kalonte kohën dhe mbi te gjitha; a kishin kuptuar se ishte përfshirë në organizatën e Gulenit, për të cilën Turqia zyrtare dhe vetë Erdogan kanë thënë se është autorja e sulmit tragjik.

Avokati i familjes ka treguar për mediat vendase se ata nuk dinin asgjë për planin e të birit.

Nëna ka treguar se ishte ora 16:30, ose 17:00 kur e telefoi për herë të fundit. Nuk patëm një bisedë të gjatë, vetëm pyetje të zakonshme rreth shëndetit. “Ishte një telefonatë shumë e shkurtër”, ka treguar ajo.

Sipas familjes ai ishte një njeri i tërhequr dhe nuk ishte shumë social, ndërkohë që prindërit dhe të afërmit e tjerë janë ende nën shok nga ajo që ndodhi.

Familja ka treguar se ai nuk jetonte me ta dhe nuk shiheshin shumë shpesh. Por pasditen e ditës së krimit ai kishte folur me ta në telefon.

Nëna, sipas avokatit ka treguar se ishte ora 16:30, ose 17:00 kur e telefoi për herë të fundit. Nuk patëm një bisedë të gjatë, vetëm pyetje të zakonshme rreth shëndetit. “Ishte një telefonatë shumë e shkurtër”, ka treguar ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme