Një nënë dhe vajzat e saj binjake u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Illinois ku autoritetet tani po hetojnë për mundësinë e një vrasje të dyfishtë – vetëvrasje.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Celisa Henning, 41 vjeç dhe vajzat e saj binjake gjashtëvjeçare, Makalya dhe Addison, të cilat u gjetën të vdekura të hënën brenda shtëpisë së tyre, që ndodhet rreth një orë larg nga Çikago.
Policia tha se Henning u gjet me një plagë të vetëbërë në kokë, me vajzat e saj që vuanin nga të njëjtat lëndime fatale.
Dennis Henning, vjehrri i gruas dhe gjyshi i vajzave u ka thënë mediave se vajzat ishin duke qëndruar në shtëpi me nënën e tyre të hënën.
Ai shpjegoi se djali i tij, i cili është një hidraulik, u përpoq të kontaktonte gruan e tij gjatë ditës, por ajo nuk iu përgjigj telefonit.
Kur arriti në shtëpi rreth orës 15.30, ai gjeti trupat e gruas së tij dhe vajzave binjake, tha Dennis.
Ndërkaq autoritetet policore nuk kanë zbuluar ende se si fëmijët apo edhe fëmijët e saj vdiqën.
Ai tha se ata u gjetën brenda një banjoje në shtëpi.
Ndërkaq një fqinj i tyre tha se kishte pasur gjithmonë kontakte me nënën e fëmijëve dhe e përshkroi atë si të përkushtuar ndaj fëmijëve të saj. /Telegrafi/