Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit 39 vjeçarit A.D nga fshati Çerkez i Kumanovës pasi i njëjti dyshohet se ka kërcënuar me jetë kryeministrin Hristijan Mickoski. Sipas Prokurorisë Publike, kërcënimet janë adresuar përmes rrjeteve sociale. Duke vlerësuar rrethanat, organi i akuzës i ka kërkuar gjykatës masën e kujdesit mbi arsyetimin së bëhet fjalë për person konfliktuoz i cili në veprat paraprake ka ndikuar, kërcenuar dhe sulmuar fizikisht denoncuesit. Procedimini tij do të bëhet për veprën penale cenim i sigurisë.
The post Paraburgim për 39 vjeçarin nga Kumanova, kërcënoi kryeministrin Mickoski appeared first on Alsat.



