Paraburgim për dy të rinjtë që ngritën flamurin në Kumanovë

Gjykata Themelore e Kumanovës i ka caktuar 8 ditë paraburgim Luan Kadrijin 21 vjeç nga fshati Sllupçan i Likovës i dyshuar për heqjen e flamurit shtetëror ditë më parë në Kumanovë dhe vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar. Për të dyshuarin tjetër LL.S 17 vjeç poashtu nga Sllupçani, gjykata e Kumanovës ka përcaktuar masë për heqje lirie.

Dy të rinjtë e lartëpërmendur dyshohen se ditë më parë në Kumanovë kanë ulur flamurin shtetëror nga shtiza, ndërsa kanë vendosur flamurin kombetarë shqiptar.

SPB në Kumanovë ndaj dy të dyshuarve ka inicuar padi penale për veprat “urrejtje ndëretnike” dhe “pengim ndaj personit zyrtarë”. Policia po punon edhe për kapjenne dy të dyshuarve tjerë të përfshirë në të njëjtin rast.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme