Prokuroria Publike Themelore në Shkup ka njoftuar se një person do të shkojë në paraburgim pasi me qëllim ka ndezur zjarr duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm në përmasa të mëdha ndaj jetës dhe trupit të njeriut dhe pronës.
“Mbrëmë, në rrugën “Gjorçe Petrov”, i dyshuari 57-vjepar duke ndezur tabakun e vezëve, ka ndezur barin e thatë. Me zjarrin e shkaktuar janë djegur rreth 200 m2 hapësirë me bari, kurse ka ekzistuar edhe rrezik real që zjarri të dalë nga kontrolli dhe të përfshijë rreth më të madh të objekteve në vendbanim”, thuhet në njoftimin e PTHP Shkup.
Për shkak të dyshimit se personi që e ka shkaktuar zjarrin mund të arratiset, Prokuroria deri te Gjykata ka propozuar që ndaj të njëjtit të shqiptohet masë e paraburgimit.